Shkarkohet pas 3 muajve në detyrë drejtori i Tatimeve, paralajmërimi i Ramës një javë pasi u emërua

10 Korrik 2019, 11:34| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 17:35

  • Share

TIRANE - Ka qëndruar vetëm për tre muaj në krye të Tatimeve. Qeveria shkarkon nga detyra, Enton Duron, Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Aktualisht nuk ka ende një emër për postin e mbetur bosh të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Emërimi i tij më 27 Mars të këtij viti erdhi me propozim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kur u dorëhoq për arsye personale drejtoresha e Tatimeve në atë kohë, Vasilika Vjero. Vetëm pak ditë pasi erdhi në detyrë, më 3 prill, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erjon Braçe patën një mbledhje me Duron dhe drejtuesin e ri të Doganave, Arlind Gjokutaj i emëruar në të njëjtën kohë me drejtuesin e Tatimeve.

Nga sa u mësua në atë kohë, mbledhja ishte me tone të ashpra dhe me piketa të qarta nga kreu i qeverisë për të ndryshuar situatën në Tatime, përmes një reformimi të thellë të të gjithë administratës. Në atë kohë, drejtuesve të rinj ju la një muaj kohë për të treguar rezultatet, që mesa u pa është shtyrë në tre muaj derisa sot Enton Duro shkarkohet. Ky vendim përkthehet në mungesë rezultatesh nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në një drejtori që  nga viti 2013, kur qeveria e majtë erdhi në pushtet, ka ndërruar tre drejtorë. E para Briseida Shehaj, më tej ardhja e Vasilika Vjeros, pasuar nga Enton Duro, dhe që me drejtuesin e ri që pritet të emërohet, shkojnë në 4.

Në periudhën 2015- 2016 ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Financave për çështjet makro-fiskale, statistikave dhe zhvillimit, përmes programit “Lead Albania”. Në periudhën maj 2018- mars 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ku roli dhe sfida kryesore ka qenë krijimi i Kadastrës Fiskale. Nga data 27 mars 2019 deri më sot Enton Duro mbaji detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Republikën e Shqipërisë.

VENDIMI PER SHKARKIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2009, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Zoti Enton Duro, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, shkarkohet nga kjo detyrë.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ne tiron: 10/07/2019 15:34

    Dmth, sa me mjekerr e gjate, nuk eshte ekuivalent me I mencuar I madh?

    Përgjigju
  • albatros: 10/07/2019 14:01

    Riktheni ate laperen e pare, se ajo eshte figure qe ploteson puzzlen

    Përgjigju
  • Besi: 10/07/2019 12:14

    Edhe nje futbollist i sapoblere do 6 muaj te mesohet te luaje me 10te there, Jo per ta justifikuar, por edhe at a qe emerojne keshtu Kane ca pergjegjesi per kriteret Ku bazohen.

    Përgjigju
    • lexues: 10/07/2019 15:05

      ky nuk u ndje fare, absolutisht fare..cdo drejtues ben nje shkundje te mire ne fillim qe ta marin vesh kush eshte bosi...keto nuk jane poste sa per te mare rrogen, jane si te trajnereve te futbollit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?