Gjovalin Përnoca,

Kronikë

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Krimeve të Rënda Gjovalin Përnoca

13 Shtator 2019, 10:35| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 18:30

  • Share

TIRANË Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnocën. Ai u përball me vetingun për tre kriteret klasike të vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se trupa gjykuese e Shkallës së Parë njohur si KPK, e gjeti atë me probleme në kolonën e pasurisë.

Gjovalin Përnoca ka një karrierë të gjatë në sistemin e Drejtësisë, ku ka shërbyer fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe Shkodër dhe për 4 vjet si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Në vitin 2003, Përnoca është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, detyrë të cilën e ka ushtruar tashmë prej 15 vitesh.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • cobani: 13/09/2019 13:49

    Hajt pra Xhove boll hengre shko me derra tani!

    Përgjigju
    • O tej: 13/09/2019 16:32

      Hajt ne te Theodhorit e ti o loku

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?