Herila Çela

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Herila Çela

30 Tetor 2023, 12:47| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 13:00

  • Share

Gjyqtarja Herila Çela e Gjykatës së Vlorës është shkarkuar nga detyra.Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja.

Më 19 tetor Çela dha shpjegime për problemet e konstatuara në kriterin pasuror dhe profesionalizëm.

Vendimet e gjyqtares Herila Çela janë bërë dy herë objekt i kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin ose hetimin disiplinor të saj. Në vitin 2014, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi masën e “vërejtjes me paralajmërim” ndaj saj.

Herila Çela e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punonte prej dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 01/11/2023 20:18

    Karma.Zoti mori hak ndaj kesaj...

    Përgjigju
    • Marina: 27/11/2023 05:57

      Cfare te ka bere qe mori hak moj plere

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?