Shkarkohet nga detyra kryegjyqtari i Vlorës, nuk justifikoi pasurinë

5 Mars 2020, 09:42| Përditesimi: 5 Mars 2020, 10:20

  • Share

TIRANË - Nuk ka mundur të kalojë shkallën e parë të vettingut, kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci. Pritet të shihet nëse Haluci do ta ankimojë këtë vendim për në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se në vitin 2015 kryegjykatësi i Vlorës ka blerë 1400 m2 tokë në Sauk. Në këtë tokë, gjyqtari ka ndërtuar një shtëpi pa leje, të cilën e ka futur në proces legalizimi. Por sipas KPK-së, kjo pronë (kontrata për pronën) nuk përputhet me deklaratat e pasurisë ndër vite. 

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nga viti 2004 deri në vitin 2016 gjyqtari Skënder Haluci nuk ka deklaruar llogaritë bankare të gruas.

Trupa gjykuese e KPK-së tha se nga gjetjet e tyre, nga rezultuar se kryegjyqtari i Vlorës ka edhe një apartament 106 m2 në Tiranë, por sipas tyre, banesa është blerë nga gjyqtari me vlerë më të ulët seç e ka blerë fillimisht personi që ia shiti. Pra dyshimet e KPK-së janë se vlera në kontratë të ketë qenë fiktive, shumë më e vogël sesa ajo që realisht është paguar.

KPK u shpreh se nga viti 2012-2014, Skënder Haluci nuk justifikon shpenzimet për studimet që vajza e tij ka kryer në Angli.

KPK tha se Skënder Haluci ka edhe një makinë tip Benz me vlerë 400 mijë lekë, me burim pagën e marrë ndër vite. Por edhe për këtë makinë - tha trupa e KPK-së, bilanci i blerjes ka qenë negativ, çështje e cila do të vlerësohet më tej deri në vendimmarrje. 

Skënder Haluci është në krye të Gjykatës së Vlorës prej vitit 2010 dhe rezulton se ka marrë edhe dëmshpërblim si i përndjekur politik

1583232620_haluci1.jpg

Skënder Haluci

Ora 10:17
Objekt kërcënimesh nga bandat më të rrezikshme! Shkarkohet nga detyra gjyqtari i GjKKO Ardit Mustafaj

1583399870_vettingh.jpg

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e GjKKO Ardit Mustafaj.

Ardit Mustafaj ka qenë objekt kërcënimesh nga bandat më të rrezikshme në Shqipëri. Në shtator të vitit 2012, një vit pas atentati mafioz në qendër të Vlorës, ku u hodh në erë makina me të cilën lëvizte gjyqtari Skerdilajd Konomi, gjyqtari Ardit Mustafaj ka gjetur poshtë derës së banesës së tij një letër të gjatë kërcënuese, e shkruar me kompjuter.

Dërguesi i paidentifikuar kërcënon gjyqtarin dhe familjen e tij, për çështjet që ai gjykonte në atë kohë në Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Pas kësaj letre, gjyqtari ka kallëzuar në prokurori, duke bërë që Komisioni i Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve të caktonte një eskortë mbrojtëse për të, pjesëtarët e familjes dhe banesën e tij. Në atë kohë, gjyqtari ishte pjesë e trupës gjykuese të dosjes së Dritan Dajtit.

Ardit Mustafaj
G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Irena: 05/03/2020 19:47

    Derrmojini fundurrinate vlonjate

    Përgjigju
  • Niku: 05/03/2020 14:29

    Ne koke e ne grope tani ishalla ec radha klodiana gjyzari, eranda laze , aurel zarka , arbana selmanaj enrik hxhiraj eeee ka plot ne vlore

    Përgjigju
  • Titi: 05/03/2020 13:14

    Po Irena Gjoken pse e kaloi vetingu????? Jeni ne terezi apo jo? Duhet shkarkuar nje ore e me pare te clirohet drejtesia. Eshte super e pasur dhe me burrin sekser

    Përgjigju
  • Labja e dashuruare pas Lushnjarit: 05/03/2020 11:42

    Jo veteme ky me funksione publik por gjithë minjete vlonjate duhene derrmuar! Të ngrihete njesi speciale vetem për Vloren. Kontrolle të forta 24 ore 365 ditë .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?