Ekrem Mustafa

Kosova & Rajoni

Shkarkohet nga detyra Ministri i Brendshëm në Kosovë, zbulohet arsyeja dhe kush e zëvendëson

15 Tetor 2018, 16:41| Përditesimi: 15 Tetor 2018, 16:43

  • Share

PRISHTINË-Sërish lëvizje në kabinetin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë nga partia e tij, AKR-ja që është në koalicionin qeverisës me Haradinajn. Zyrtari i AKR-së, Rrahim Pacolli tha se vendimi është marrë pas performancës jo të mirë të Gashit.

“Kjo po bëhet për shkak të performancës. Çdo ministër i AKR-së, duhet të japi më shumë punë në të mirë të qytetarëve”. Në vendin e tij, pritet që të emërohet Ministër i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?