Shkarkohet nga detyra perfekti i Elbasanit, Maksim Malaj. Report Tv mëson se në vend të tij është emëruar Klevis Xhoxhi, i cili ka qenë drejtor i Kadastrës në Elbasan.
Maksim Malaj, më herët ka mbajtur postin e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë të kryeministrit, Edi Rama. Ai u u rikthye të tetor të 2019 në postin e prefektit të këtij Qarku.
Në Janar të 2019, i la vendin si Prefekt i Elbasanit, Gledian Llatjas, i cili u prezantua nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por më pas Llatja u tërhoq nga posti pasi kandidoi dhe më pas u zgjedh krytar i Bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit.
Kush është Klevis Xhoxhi i emëruar sot në vend të Malajt? Klevis Xhoxhi ka qenë drejtor i Kadastrës, ndërsa në vitin 2003-2006 ai ka qenë jurist pranë Zyrës Juridike të Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan.
Më pas në 2006-2007 ka qenë Drejtor Rajonal i Agjensisë së Sigurimit të Automjeteve. Në vitin 2007-2008 ka pasur funksionin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun, në bashkinë Elbasan.
Xhoxhi në vitin 2008-2015 u pozicionua si Drejtor i Qendrës Ekonomike të Arsimit Elbasan, kurse nga 2015 në vazhdim, merr përgjegjësinë e pozicionit zv/Kryetar Bashkie Elbasan.
Klevis Xhoxhi:
Filluan levizjet skematike per zgjedhje.
Përgjigju