Kronikë

Shkarkohet nga detyra zv.dekani i Inxhinierisë së Ndërtimit

20 Dhjetor 2019, 19:58| Përditesimi: 20 Dhjetor 2019, 20:00

  • Share

Është shkarkuar nga detyra zv.Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha publikon mesazhin e një qytetarit i cili thotë se ky shkarkim lidhet me punën dhe të vërtetat që ka deklaruar profesori gjatë inspektimeve të kryera me studentë në banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

"Pedagogu shkarkohet nga detyra se tha te vërtetën për tërmetin dhe demet e tij!Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e qytetarit dixhital!", shkruan Berisha teksa poston mesazhin: "Doktor Përshëndetje ,po ju informoj për këtë rast. E shkarkuan se kishte shkuar tek rrënojat e Durrësit me studentët edhe po thonte të vërtetën për tërmetin dhe për dëmet e tij".

Në postim është edhe dokumenti i shkarkimit që mban firmën e dekanit, Neritan Shkodrani.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 21/12/2019 09:49

    U ngjallë zëdhënësi i i shpifjeve, sale ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?