Agim Ismaili dhe Ervin Hoxha

Vetëm 8 muaj në krye të IKMT-së, shkarkohet Agim Ismaili! Ja kush e zëvendëson

16 Nëntor 2023, 16:22| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 16:37

  • Share

Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismaili është shkarkuar nga ky post vetëm 8 muaj pasi mori detyrën, mëson Report Tv.

Në krye të IKMT në vend të tij, do të emërohet Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Ismaili u emërua në krye të IKMT-së në vend të Dallëndyshe Bicit, pasi kjo e fundit mori drejtimin e Kadastrës, pas shkarkimit të Artan Lames. 

Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ku do të mbahet mend për implementimin e sistemit 41 bis. Ai gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 16/11/2023 19:33

    Kesaj i thone iku Nela erdhi Prela, njeri ma hajdut se tjetri te dy keto trimat

    Përgjigju
    • Xhixhi: 22/11/2023 15:29

      Jo mo se jane te ndershem. Ku e di ti qe jane hajdute?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?