Dritan Dajti, Petrit Aliaj dhe Kelmend Balili

Shkarkohet Petrit Aliaj, gjyqtari që i hoqi Dritan Dajtit burgimin e përjetshëm, pasuria dhe ‘bëmat’ në drejtësi

15 Qershor 2020, 18:36| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 18:46

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Petrit Aliajn. Shkarkimi Aliajt vjen pas një beteje të gjatë të Komisionit të Vetingut, pasi gjyqtari paraqiti 4 raporte mjekësore sikur ishte sëmur. Gjyqtari Aliaj nuk u paraqit as në seancë dëgjimore duke pretenduar se ishte sëmurë, por Vetingu zbuloi se gjyqtari gënjente me raportet. Megjithatë, që nga nesër Petrit Aliaj nuk mund të futet më në gjykatë si gjyqtar. Ai ka të drejtë t’i drejtohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili është organi fundor që vendos për lënien në fuqi ose rrëzimin e një vendimi të shkallës së parë të Vetingut.

Gjatë leximit të gjetjeve nga verifikimi i pasurisë, përpos të tjerave, KPK ka zbuluar edhe një pallat në emrin e babait të gjyqtarit. Komisioni ka arritur në konkluzionin se babai i gjyqtarit Petrit Aliaj nuk e justifikonte pallatin me burime të ligjshme të ardhurash. Komisioni i Vetingut prezantoi si problematike pasuri të tjera të gjyqtarit Aliaj si një truall në Delvinë, mos justifikim të shumës rreth 70 mijë euro për ndërtimin e një ndërtese tre kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, probleme me pasurinë e bashkëshortes dhe mosjustifikim të shpenzimeve për shkollimin e fëmijëve.

Petrit Aliaj është shkarkuar edhe në vitin 2004 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por Gjykata e Lartë e riktheu në detyrë dy vjet më vonë. Në vitin 2005 ai është paguar me 47 mijë dollarë nga vëllezërit Balili, si konsulent ligjor i tyre. Por, Komisioni i Vetingut nuk ia ka konsideruar të ligjshme këto para. Në vitin 2015, ILDKPKI e kallëzoi gjyqtarin Aliaj për fshehje pasurie, por nuk i hyri ‘gjemb në këmbë’, ndërsa edhe KLD-ja refuzoi ta shkarkonte. Petrit Aliaj ka marrë pjesë edhe në procesin e heqjes së burgimit të përjetshëm Dritan Dajtit, ku ishte anëtar i trupit gjykues.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 16/06/2020 08:48

    Sa llum paska pas kjo Shqiperia

    Përgjigju
  • Atdheu: 16/06/2020 05:13

    Hajdutët e mëdhenjë, denojn hajdutët e vegjël. Kriminelët më të mëdhenj janë 'ata' që i mbrojn, i falin, ju ndihmojn të dalin nga burgu ( Si shembull: Luiza xhuvani, nxorri me edmond gomarin djalin e Saj Konstandinin, i cili kishte vrarë moshatarin e tij nga pas, pas daljes 2 vite burg, zogu i ...vrau edhe 4 të tjerë, njëri nga të vrarët djal i prokurorit ) Në cdo vend, kur krimineli falet 90% e përsërisin të njejtin krim.!

    Përgjigju
  • Plazhi Pasqyrave: 16/06/2020 02:20

    Tani urgjent sekuestro pallatit qe gjasme ka bere i vellai e babai me kekwt e korrupsionit te ketij. Ky zoteria ka dhe mjaft toka e troje ne bregdetin e sarandes, ti sekuestrohe. Te gjitha

    Përgjigju
  • Lumi: 15/06/2020 22:34

    Kto pasurite do ti shijojne kta dmth ktij i ka ardh koha per pension i bet nder qe e shkarkuat

    Përgjigju
  • LORA: 15/06/2020 21:39

    Lajm i mire dhe shpresedhenes ,per procesin e pandalshem te qilizmes ne kancerin e pushtetit te drejtesise.

    Përgjigju
  • milo: 15/06/2020 19:14

    U pastrua Drejtesia dhe nga nje bajge.

    Përgjigju
    • Robi: 15/06/2020 20:06

      Bajgat e ketij kalibri spaskan fund...!!! Po ku jane mbledhur me bastardet e vendit ne sistemin e drejtesise?!! Apo i mblodhi kryebastardi i kombit?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?