Jorge Sampaoli, trajner i Argjentinës

Shkarkohet zyrtarisht trajneri i Argjentinës, tifozët duan Simeonen

15 Korrik 2018, 12:48| Përditesimi: 15 Korrik 2018, 12:51

  • Share

Më në fund është vendosur për Jorge Sampaolin. Ai nuk është më trajneri i kombëtares së Argjentinës, lajm që është zyrtarizuar sot nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

Palët kanë arritur një marrëveshje mes tyre, me trajnerin që do të përfitojë një shumë prej 2 milionë eurosh. Aventura e Sampaolit në stolin e Argjentinës ishte një dështim në Botërorin “Rusi 2018”, një kombëtare e mbuluar nga polemikat përgjatë gjithë turneut.

Edhe pse pak ditë më parë u përfol se trajneri do të qëndronte, pas një takimi me presidentin Claudio Tapia, palët vendosën të “divorcohen”.

Sampaoli pati firmosur një vit më parë një kontratë deri në vitin 2022, por gjatë aventurës së tij në krye të Argjentinës ai arriti 7 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. Ende nuk dihet se cili do të jetë zëvendësuesi i tij në kombëtare, por tifozët ëndërrojnë Diego Simeonen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?