Shkarkonte ndotje industriale në lumin Fan, IKMT gjobit me 2 mln lekë kompaninë e bakrit

9 Qershor 2020, 12:02| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 16:02

  • Share

Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë-Arrëz ka shkaktuar ndotje masive duke derdhur sterile të koncentratit në ujërat e lumit.

Pas denoncimeve të banorëve ka ndërhyrë Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga IKMT dhe Policia e Shtetit u konstatua se kjo fabrikë shkarkonte ujërat e ndotura industriale në lumin Fan i Madh. Kompania BER-ALB SHA është gjobitur me 2 milion lekë për katastrofën ekologjike.

Kjo kompani me vendndodhje në Fushë-Arrëz prej vitesh ushtron aktivitetin në fushën minerare dhe nuk është hera e parë që banorët ankohen për dëmet e pariparueshme që ka shkaktuar në ekosistem.  

Më të prekura nga kjo ndotje masive janë fshatrat Gjegjan, Rrash, Gojan, Shkozë dhe Breg në Bashkinë e Fushë-Arrëzit të cilët e përdorin ujin e lumit për të vaditur tokat. Ndotja nga fabrika po shkatërron biodiversitetin si dhe ka dhënë ndikim negativ në rreth 700 ha tokë, përgjatë lumit Fan i Madh.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirditor: 09/06/2020 12:16

    Kriminela, të paditur, në burg, qa jan 2 mlm lek,mjedisi është jeta është ujti që pim o kriminela. Qa shteti kemi ne shtet babanesh. Të fusin në burg po vjedhe rrymen energjike për me gatu buken. Kurse kush ndot mjedisin 2 mlm gjobë. A shte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?