Julian Nagelsmann (37 vjeç) është më pranë për të marrë postin e lirë të trajnerit të kombëtares së Gjermanisë dhe për të udhëhequr atë në kampionatin evropian në shtëpi verën e ardhshme.
Gjermania është në kërkim të një trajneri të ri pasi Hansi Flick u shkarkua të dielën, kjo pas humbjes poshtëruese 4-1 në shtëpi me Japoninë në një miqësore. Ish-sulmuesi legjendar dhe drejtori sportiv i federatës gjermane (DFB) Rudi Voller udhëhoqi ekipin drejt një fitoreje mbresëlënëse 2-1 ndaj Francës të martën.
Voller është pjesë e një ekipi prej tre personash që udhëheq punën për zëvendësuesin e Flick, së bashku me presidentin e federatës Bernd Neuendorf dhe zv.presidentin Hans-Joachim Watzke. Kontakti është bërë nga Voller me përfaqësuesit e Nagelsmann (ish-trajneri i Bayern Munich), sipas gazetës gjermane Bild.