Graham Stephen Potter, ish-trajneri i Chelsea

Shkarkuan trajnerin Potter, Chelsea gjen zëvendësuesin në Bundesligë

3 Prill 2023, 12:05| Përditesimi: 3 Prill 2023, 12:07

  • Share

Graham Stephen Potter u shkarkua nga stoli i Chelsea pas rezultateve zhgënjyese. Në 31 ndeshje me Blutë, 47-vjeçari ia doli të sigurojë vetëm 1.42 pikë për ndeshje, duke e dërguar ekipin në zonën e poshtme të tabelës (vendi 11-të). 12 fitore, 11 humbje dhe 8 barazime janë shumë pak për Chelsea, që u detyrua të shkarkojë anglezin.

Tanimë londinezët janë në kërkim të trajnerit të ri dhe emri më i lakuar nga mediet në ishull është i i Julian Nagelsmann. Gjermani vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga Bayern Munich, teksa ofertat për të nuk kanë munguar.

Edhe pse Nagelsmann tregoi se do bënte pushim deri në fundin e sezonit, situata te Chelsea mund t'i ndryshojë mendjen trajnerit 35-vjeçar. Kujtojmë se shkarkimi i Potter do i kushtojë arkave të Chelsea rreth 25 milionë euro dëmshpërblim.

Julian Nagelsmann

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?