Detaje të reja kanë dal në dritë, lidhur me rrjetin ndërkombëtar të drogës u godit më 14 janar nga policia italiane, pas zbërthimit të mesazheve në Sky Ecc, ku në pranga kanë rënë 15 persona, mes tyre edhe shqiptarë.
Sipas mediave italiane, sasia e trafikuar përfshin 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 kilogramë marijuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro.
Daniele Gatta rezulton të jetë dhëndri i Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, ultras i Lazios dhe bosi i trafikut të drogës i vrarë më 7 gusht të vitit 2019. Sipas asaj që doli nga bisedat e koduara të zbuluara nga hetuesit, bashkëshorti i vajzës së Piscitellit kishte dashur të investonte pesë milionë euro me një grup italianësh dhe shqiptarësh për të importuar drogë nga jashtë vendit.
Interpol ka gjetur serverët dhe ‘ka hapur kutinë e Pandorës’ e cila po trondit disa familje kriminale, thekson media italiane.
Pas vdekjes së Piscitellit ai tha në dëshmi se “Fabrizio Piscitelli kishte telefona të ndryshëm celularë, një ditë më dha një telefon të koduar, por kur e thirra atë ai nuk u përgjigj. Unë e përdora atë për një kohë të shkurtër dhe pas vrasjes së tij e hodha në Tiber”.
Dhëndri i Piscitellit tha në gjykatë se kishte shoqëruar gruan dhe vajzën e Piscitellit në shtëpinë e Elvis Demçes më 22 gusht 2019.
Ata kishin shkuar te bosi shqiptar për të marrë informacion mbi krimin. Dokumentet për pesëmbëdhjetë arrestimet tregojnë implikimet e “italianit me eksponentët e krimit të Lacios”.
“Ka 5 milionë euro gati, është një nga njerëzit e mi që më ka ndihmuar me fakte… e shikon ku i ke lekët këtu, këto i kemi dhënë provë… 54 mijë euro. E pyeta njëzet mijë herë… E thirra edhe njeriun në Ekuador, sepse e kam numrin”, shkruhej në mesazhet e zbuluara.
“Njeriu nga Roma ka ardhur… shefi më i madh në Romë që komandon gjithçka… si e ka emrin… “Casamonica”… ai erdhi në shtëpinë time… erdhi në shtëpinë time… më solli edhe paratë”, mësohet të ketë thënë sipas La Repubblica.