Kronikë

Shkatërrimi i klani shqiptar të kultivimit të drogës në Spanjë, Çuçi: Organizata e goditur, transnacionale! Për personat e përfshirë do të nisë hetimi i burimit të pasurisë në Shqipëri

1 Shtator 2021, 16:00| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 16:01

  • Share

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me megaoperacionin në Spanjë, ku u shkatërrua klani shqiptar i kultivimit të drogës, ku bën me dije se për të gjithë shqiptarët e përfshirë do të nisë edhe hetimi pasurorë në Shqipëri. Çuçi thotë se organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

"Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare.

Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë", thotë Çuçi.

 


Lajmi kryesor:

Shkatërrohet klani shqiptar i kultivimit të drogës në Spanjë, 107 të arrestuar! 3 hetues e policë shqiptarë u vendosën në Madrid, u zbuluan 51 ferma kanabis! Çuçi: Do nisë hetimi pasuror në Shqipëri


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?