Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dhënë detaje në lidhje me operacion ndërkombëtar të anti-drogës, ku si rezultat u arrestuan 38 persona. Në konferencën e përbashkët për shtyp me autoritet italiane, Kraja u shpreh se ka patur një shkëmbim të menjëhershëm informacionesh me palën italiane, duke bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni. Ai theksoi se u bë e mundur zbulimi i të gjithë hallkave të këtij 'zinxhiri' të trafikut të drogës, që nga prodhimi dhe më pas dërgimi në Itali.
"Një shkëmbim i menjëhershëm informacioni dhe shumë të suksesshëm, e rëndësishme në grumbullimin dhe administrimin e provave dhe arritjen e një konkulzioni konkret, ekzekutimin e 28 masave të arrestit sot, të dhëna na SPAK. Një moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm që është kryer. Është evidentuar i gjithë zinxhiri nga prodhimi dhe transporti i lëndëve narkotike në Itali. Është evidentuar dhe provuar përfshira e zyrtarëve të ndryshëm publik në këtë lloj aktiviteti duke favorizuar aktivitetin kriminal. Bëhet fjalë për prokurorë, zëvendës policie, administratorë të pushtetit lokal dhe janë sekuestruar pasuri të konsiderueshëm me disa miliona euro vlerë. Gjithashtu një tregues i rëndësishëm që dua të vlerësoj është bashkëpunimi i dëshmitarëve të drejtësisë që kanë bashkëpunuar. Kemi ngritur akuza edhe për pastrim parash. Para një viti ne ishim në një konferencë në Romë, ku sqaruam fazën e parë të këtij operacioni dhe në atë takim theksova se do i shkojmë deri në fund këtij hetimi dhe kush është i përfshirë do mbajë përgjegjësi, përfshirë edhe zyrtarë publikë. Jemi në situatën ku e kemi mbajtur premtimin dhe kemi bërë më të mirë", tha Kraja.
Lajmi kryesor:
4 'të penduar' zbërthejnë organizatën e trafikut të drogës, drejtohej nga familje mafioze në Vlorë e Kavajë! SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit! Report Tv zbardh 28 emrat
//ReportTv.al