Dy grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës janë goditur nga policia italiane, e cila ka vënë në pranga 13 persona, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë.
Mediat italiane raportojnë se sasi e konsiderueshme droge mbërriti në portin e Barit nga Shqipëria dhe kishte si destinacion sheshet e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe bashkitë e dy provincave kalabreze.
Në total, gjatë gjithë hetimit, në flagrancë janë arrestuar 34 persona dhe janë sekuestruar mbi 45 kilogramë drogë si heroinë dhe marijuanë, 18 mijë euro para të gatshme, rreth 70 kilogramë përzierës dhe dy armë të mbajtura pa leje.
Gjatë këtij operacioni, mes të arrestuarve janë shtetas shqiptarë dhe italianë të komunitetit rom të Catanzaros.
Emrat e të arrestuarave:
Samuel Muca (i njohur si Erman)
Isa Garuja (i njohur si Goni ose Antonio)
Donato Bevilacqua (alias "Mario i cicatu" ose "occhiu i shtrembër")
Samuel Garuja (alias Turi)
Fabio Bevilacqua
Santo Vittimberga (alias Smurf dhe/ose Xhuxhi dhe/ ose Sandro )
Enzo Costantino (alias Enzarè)
Maurizio Abbruzzese (alias karkaleci)
Luciano Abbruzzese
Armando Abbruzzese (alias piti piti)
Cosimo Passalacqua (alias scateletta dhe/ose cocò)
Salvatore Folino
Perri Nicola
Pasqualino Trus