Një bandë shqiptarësh e specializuar në vjedhjet e shtëpive në Itali është shkatërruar.
Nën masë arresti është një 75-vjeçar, banues në Rozzano, i cili akuzohet se ka ndihmuar bandën që merrej me vjedhje makinash dhe grabitje vilash. Së bashku me 75-vjeçarin, në hetim përfunduan edhe 10 të tjerë, të gjithë me kombësi shqiptare.
Sipas mediave italiane, banda ka kryer të paktën 16 vjedhje në provincat e Brescias, Bergamos, Milanos, Monzas, Brianzas, Pavias, Piacenzas dhe Reggio Emilias dhe të paktën 4 vjedhje makinash.
Gjashtë janë arrestuar, ndërsa 4 janë aktualisht të kërkim. Ata akuzohen, për vjedhje banesash dhe makinash dhe për një sërë veprash të tjera penale.
Karabinierët e Brescias, ka caktuar burg për: Alberto Mema, Mustafa Banushllari, Altin Zeqiri, Dorjan Rusi, Endri Hysi, Hamit Pashë, Anesti Arapaj, Dario Ferro, Marku Bardhok, Ilirjan Emini.
Aktualisht 75-vjeçari, ndodhet në arrest shtëpiak, duke pasur parasysh edhe moshën e tij. Ai është kujdesur për gjetjen e garazheve në të cilat do të fshiheshin makinat e vjedhura. Këto mjete përdoreshin nga hajdutët për t’u arratisur gjatë grabitjeve.