Shkatërrohet banda e rrezikshme shqiptaro-kolumbiane e trafikut të drogës, 25 persona në pranga

6 Shkurt 2020, 22:02| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 22:08

  • Share

25 persona kanë rënë në prangat e policisë së Europol pas një mega-operacioni, te koduar "BACCARAT" duke shkatërruar kështu një grup kriminal shqiptaro-kolumbian me veprim në të gjithë Evropën me aktivitet në prodhimin e trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Behet fjalë për 25 urdhër arreste të ekzekutuara personave në Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani e Spanjë, anëtarë të një grupi të rrezikshëm narko trafikantesh trafikantësh shqiptaro-kolumbiane.

Më konkretisht 9 persona janë arrestuar në Belgjikë, 6 ne Spanjë, 3 në Holande,6 në Gjermani dhe 1 në Francë.

Pas arrestimeve policia ka kryer kontroll edhe në banesat ku akomodohej banda trafikantëve që rezultuan të ishin rreth 30 apartamente. Nga kontrollet e ushtruara policia sekuestroi rreth 60.000€ cash si dhe celularë e armë zjarri. Ndërkohë që bëri shkatërrimin e 6 plantacioneve me marijuanë që ushtronte aktivitet banda.   

Për shkatërrimin e kësaj bande Dhe zhvillimin e këtij mega operacioni është dashur pjesëmarrja 600 forca policie të vendeve Belgjikë, Holandë, Francë , Gjermani, Spanjë e Itali në bashkëpunim me autoritetet e Interpol, për nxjerrjen e analizimin e të dhënave gjatë fazës hetimore.

Për koordinimi kompleks të këtij operacioni u ngrit një qendër komande në Belgjikë ku personeli i antimafias italiane së bashku me përfaqësuesit e policive të shteteve përfshirëse, drejtuan të gjitha fazat e operacionit.

Kanë qenë autoritetet italiane kanë mbështetur fazën hetimore të këtij operacioni përmes Rrjetit Operacional Antimafia ONNET, i financuar nga BE.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?