Shkatërrohet banda italo- shqiptare e drogës! Mes të arrestuarve është edhe vrasësi i Besnik Metajt

8 Qershor 2020, 13:17| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 14:07

  • Share

Shkatërrohet banda italo- shqiptare me aktivitet në trafikun e drogës. Mes të arrestuarve është dhe një shqiptar i lidhur me Ndrangheta-n kalabreze e autori i vrasjes më 2017 i shqiptarit Besnik Metaj.

Autoritetet policore italiane të Trevizos e Komos kanë ekzekutuar 5 masa ndalimi me burg, 1 arrest shtëpie  e 12 kontrolle banesash ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që trafikonte marijuanë, kokainë e anfetamina nga Shqipëria, Gjermania,  Britania e Madhe e  Rumania drejt Italisë.

Pasi mbërrinte në Itali lënda narkotike tregtohej në rajonet Lombardi e Veneto.

Gjithashtu gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 8 korrierë droge.

Mes të arrestuarve është një shqiptar nga Kopliku i konsideruar anëtar i klanit Ndranghetist me veprim në qytezën Erba të Komos e drejtuar nga familja mafioze "Varca–Crivaro“. 

Shqiptari i arrestuar është autori i vrasjes së shqiptarit Besnik Metaj 39 vjec në prill 2017 i cili i gjet i varrosur nudo e i ekzekutuar me armë zjarri në kokë, në malin Cornizzolo. Ai u ekzekutua për mungesë pagese të një ngarkese droge. Gjatë hetimeve të operacionit janë sekuestruar 350 kg marijuanë , 270 gramë kokainë e amfitemina.  

Kush është Besnik Metaj?  Besnik Metaj është ekzekutuar me dy plumba pas koke në pyllin e Eulipios në Como në 2017. Ai ishte varrosur në pyll i zhveshur dhe identifikimi është bërë nga shenjat e gishtave. 39 -vjeçari Metaj ishte sinjalizuar nga autoritetet për trafik droge.

Besnik Metaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 08/06/2020 13:37

    Ore fjala nudo për të zhveshurin ka vende ku perdoret ...jo gjithnjë. Fjala nudo i shkon artit qe meret me nudo si fotografi, pikture etj. Por për kete rast eshte shume e shemtuar të thuhet i varrosur nudo... sa kam qeshur hahahhhaha i varrosur nudo hahahahahahaha... ore I varrosur zhveshur eshte shprehja dhe jo nudo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?