Policia spanjolle

Bota

Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, drejtohej nga 2 shqiptarë! Në pranga 9 persona, akuzohen për trafik droge

3 Gusht 2023, 12:29| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 12:31

  • Share

Një grup kriminal i drejtuar nga dy shqiptarë është goditur nga Policia Spanjolle, pas një hetimi të nisur nga dhjetori i vitit të kaluar. Për pasojë janë vënë në pranga 9 persona, mes tyre edhe shqiptarë, pasi akuzohen për përfshirje në trafikun e drogës.

Mediat e huaja raportojnë se pas disa muajsh hetimi, policia spanjolle ka goditur një organizate kriminale me pjesëtarë me kombësi shqiptare, greke dhe italiane, të dedikuar në kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura në provincën e Alicante.

Pas vëzhgimeve të kujdesshme, agjentët arritën të identifikojnë anëtarët e grupit kriminal dhe të zbardhin rolet dhe funksionet e tyre.

Në krye të kësaj bande ishin dy shqiptarë, një burrë dhe nipi i tij për të cilët kishte edhe një urdhër arresti ndërkombëtar nga Italia.

Ndërkaq gjatë katër kontrolleve të njëkohshme që u kryen në Alicante, Altea dhe Castalla, organizata kriminale u çmontua.

Gjithashtu, janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1592 bimë marihuanë, 1005 euro para të gatshme, material për kultivim dhe 2 automjete të tipit të lartë .

Në banesa, kriminelët për t’i bërë plantacionet më efikase dhe fitimprurëse, kishin bërë lidhje klandestine në rrjetin elektrik, duke i shkaktuar një dëm ekonomik prej 196.782 euro kompanive elektrike.

Krimet që u janë ngarkuar të arrestuarve, sipas shkallës së pjesëmarrjes, përfshijnë trafik dhe kultivim droge, armëmbajtje pa leje, mashtrim me energjinë elektrike, pastrim parash dhe përkatësi në një organizatë kriminale.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?