Po nisnin çantat me paund për në Shqipëri, arrestohen 4 shqiptarë në Britaninë e Madhe

15 Prill, 22:03| Përditesimi: 15 Prill, 23:01

  • Share

Katër shqiptar, të dyshuar si anëtar të një grupi kriminal të trafikimit të parave nga Britania drejt Shqipërisë, janë arrestuar nga autoritetet britanike.

Të dyshuarit u arrestuan më 13 prill, pas një seri bastisjesh të koordinuara që nisën me arrestimin e një shqiptari 48-vjeç në Dover.

Përafërsisht 200 mijë paund, (rreth 235 mijë euro) u sekuestruan në automjetin e tij, i cili ishte nisur rrugës për në Shqipëri. Dy persona të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në Tottenham Hale, Londër, me rreth 150,000 £ në makinën e tyre.

Arrestimet vijnë pas një hetimi dy vjeçar. Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin në kontrollet e tunelit të Channel në Folkestone, Kent.

Brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter, i cili ishte nisur për në Tiranë, oficerët gjetën gjithsej 390,000 £ të mbështjella në pako të ndryshme. Shtëpia e të dyshuarit në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150 mijë paund të tjera në para. 34-vjeçari ishte arrestuar më parë në shtator 2022, pasi oficerët i zbuluan mbi 20 mijë në makinën e tij.

Në gusht 2023, u sekuestruan edhe 43,980 pound të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t’u transportuar nga grupi. Të dy personat mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën, por u liruan me kusht. 22-vjeçari dhe djali 17-vjeçar u lanë të lirë nën hetim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 16/04/2024 11:16

    Cunat e Londres se Rames!

    Përgjigju
  • Iris: 16/04/2024 04:57

    /Dhurate/ ne kohen e duhur per Sejkot me shoke, qe thone qe interesi bankar e turizmi kane ndikuar ne forcimin e lekut dhe thone qe s'ka problem.Me te vertete?! Gjithe keto shuma dhe keto u kapen,por sa nga keto kane kaluar pa u kapur as nga keta,as nga ne?! E permbytet tregun shqiptar te monedhave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?