Plantacioni me marijuanë

Kronikë

Shkatërrohet grupi shqiptaro-spanjoll, 5 të arrestuar! Mbollën plantacion me marijuanë në magazinë, me vlerë 480 mijë euro! I tradhtoi vjedhja e energjisë elektrike rreth 70 mijë euro

7 Tetor 2021, 18:10| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 18:22

  • Share

5 persona mes tyre shqiptarë dhe spanjollë janë arrestuar në Barcelonë pasi akuzohen për trafik dhe kultivim të marijuanës. Të arrestuarit kishin mbjellë një plantacion me marijuanë prej 5 000 metra katrorë në një ndërtesë industriale në Sentmenat  të Barcelonës, që ishte e braktisur. Trafikantët kishin përshtatur dy kate duke kultivuar 84.14 kilogramë rrënjë marijuane që kapnin vlerën e 480,000 euro.

Hetimi ka filluar disa muaj më parë, kur policia zbuloi plantacionin me marijuanë, pas denoncimit të vjedhjes së energjisë elektrike. Teksa iku për kontroll policia zbuloi plantacionin, ndërsa i mbajti trafikantët nën  monitorim për zbulimin e  plotë të rrjetit.

Trafikantët kanë abuzuar me vjedhjen e energjisë elektrike, një mashtrim që kap vlerën e rreth 70,000 euro. 

Plantacioni ruhet nga dy shqiptarë, ndërsa një furgon vinte dhe furnizohet më drogë për ta shitur më pas në zona të tjera. Gjatë kontrollit të furgonit, policia arrestoi një shqiptar dhe një spanjoll që ishin në të, si dhe sekuestroi 28 pako marijuanë gati për t'u shitur.

Gjatë aksionit u arrestuan gjithsej 5 persona, ndërsa vijojnë hetimet për të përfshirët e tjerë në këtë trafik. Të arrestuarit do të përballen me akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe vjedhje e energjisë elektrike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?