Bota

Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e drogës me 33 anëtarë, trafikonin mijëra euro kokainë dhe hashash në javë! Sekuestrohet dhe shtëpia 200 mijë euro (VIDEO)

11 Tetor, 16:21| Përditesimi: 11 Tetor, 16:43

  • Share

Itali- Antimafia e dhe Policia e Trentos n ë Itali shkatërruan një organizatë italo-shqiptare të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke çuar pas hekurave të paktën 33 persona të dyshuar.

Operacioni është finalizuar më 9 Tetor, teksa mediat publikuan edhe rezultatet e aksionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit, Karabinierët dhe Drejtoria e Qarkut Antimafia dhe Antiterrorizëm në Gjykatën e Trentos.

Gjykata mësohet se ka aprovuar 14 masa “arrest me burg” dhe 8 arrest shtëpie, kurse 11 të tjera detyrime për paraqitjeje.

Të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, kryesisht kokainë. Dyshohet se rrjeti është i organizuar, pasi kishte një xhiro prej mijëra eurosh në javë.

Hetimet e nisura në qershor të 2022 janë kryer kryesisht nga komisariati i Riva del Garda dhe e koordinuar nga Prokuroritë e Trentos dhe Rovereto-s, duke identifikuar e organizatës së përbërë nga dy celula.

“E para që vepronte në Rovereto dhe Riva del Garda, e drejtuar nga një italian, për kokainë dhe hashash, kurse i dyti kryesisht në Riva del Garda, me në krye 3 persona me origjinë shqiptare, të dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht të llojit kokainë”, shkruan “Lavocedeltrentino”.

Organizata blinte sasi të mëdha droge për shpërndarjeje, hashash dhe kokainë. Autoritetet konfirmuan se gjatë veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë 9 persona, u sekuestruan afërsisht 700 gramë kokainë, 4 kg hashash dhe 100 gramë marihuanë.

Më tej, u bë edhe ekzekutimi i sekuestrimit të një banese në Riva del Garda, me vlerë rreth 200 mijë euro, të ardhura të veprimtarisë kriminale. Në aksion morën pjesë 150 forca dhe qen antidrogë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?