Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Durrës! Arrestohen 2 kineze dhe pronari i 2 apartamenteve, vihen nën hetim 7 të tjerë

6 Gusht, 11:28| Përditesimi: 6 Gusht, 11:44

  • Share

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin “Storm 5”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm të shfrytëzimit për prostitucion.

Gjatë operacionit, i zhvilluar pas disa javësh hetime, u zbuluan dy apartamente në lagjen nr. 13 të qytetit, të cilat ishin marrë me qira pa kontrata dhe ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në pranga përfunduan dy shtetase kineze, D. Sh., 54 vjeçe, dhe S. Y., 40 vjeçe, të cilat dyshohen si organizatore të aktivitetit, si dhe pronari i apartamenteve, S. M., 39 vjeç, që ua kishte dhënë ambientet me qira dhe i kishte përshtatur për këtë veprimtari.

Përveç tyre, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas shqiptarë dhe 2 shtetase të tjera kineze të përfshirë në këtë rrjet.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi shuma parash, pasaporta, celularë dhe karta bankare, që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm.

Hetimet kanë zbuluar se rrjeti dyshohet se ka lidhje me një qendër jashtë Shqipërisë, pasi komunikimet kryheshin nëpërmjet një call center-i. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?