Një rrjet ndërkombëtar kriminal droge për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri, ku përpunohej për tu tregtuar në vendet e Bashkimit Europian është goditur nga SPAK në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja kundër trafikut ndërkombëtar të drogës
Në analizën e brendshme të deritanishme të këtij hetimi, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron operacionin si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri:
“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete” tha Dumani citon njoftimi i SPAK.
Ndërkohë, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti:
“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”
Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë vendas dhe të huaj, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit për profesionalizmin e treguar gjatë fazës së arrestimit në flagrancë, sekuestrimin e provave materiale dhe produkteve të aktivitetit kriminal, thuhet në njoftimin e SPAK.
Lajmi kryesor:
Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në laborator në Fushë Krujë e çohej në BE! Baza edhe tek 'Kodra e Diellit 2'! SPAK: 10 të arrestuar mes tyre 3 të huaj! Në 48 ton lëkurë gjedhi fshihet droga e importuar (EMRAT)
S.G/ReportTv.al