Një urë e periudhës koloniale në Myanmar, e cila ka qenë dikur ura më e lartë hekurudhore në botë, është shkatërruar gjatë luftimeve në konfliktin që ka zgjatur disa vjet.
Një luftë civile ka përfshirë Myanmar që nga grushti i shtetit i vitit 2021. Ushtria po lufton me disa grupesh guerilësh pro-demokracisë dhe organizatash të armatosura etnike.
Përfaqësues të juntës ushtarake që udhëheq Myanmarin dhe grupe të armatosura kundër grushtit të shtetit kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkatërrimin e urës ikonike të Gokteik, e cila u dëmtua të dielën.
Në një deklaratë video, zëdhënësi i juntës, Zaw Min Tun, akuzoi rebelët, përfshirë Ushtrinë e Lirimit Kombëtar të Ta’ang (TNLA) dhe grupet e forcave të mbrojtjes të popullatës, se "bombarduan dhe e shkatërruan" urën. Një deklaratë tjetër nga junta tha se ura ishte "shpërthyer me mina."
Një zëdhënës i TNLA hodhi poshtë pretendimet dhe akuzoi juntën për bombardimin e urës.
“Ushtria e Myanmarit tentoi të bombardonte bazat tona me përdorimin e dronëve. Ata bombarduan trupat tana, por bomba e tyre goditën gjithashtu urën e Gokteik,” tha Lway Yay Oo, zëdhënës i TNLA.
Në javët e fundit janë zhvilluar përleshje mes forcave të juntës dhe luftëtarëve të TNLA në qytetet përreth Nawnghkio dhe Kyaukme, megjithëse junta pretendon se ka rimarrë kontrollin mbi Naënghkio në korrik.
Ura është 300 metra e gjatë dhe qëndron 102 metra mbi një kanion, duke qenë ura më e lartë në Myanmar dhe më e larta e këtij tipi në botë kur u hap për herë të parë në vitin 1901 gjatë periudhës koloniale britanike.
Ura është gjithë pjesë e linjës hekurudhore Mandalay-Lashio dhe është një atraksion turistik i njohur.
Komente
