HIMARE-Dy milionë lekë është gjobitur një subjekt privat në zonën e plazhit të Drymadës, pasi akuzohet se ka bërë ndërhyrje të paligjshme në hapësirën bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte. Report Tv sjell pamjet nga zaptimi dhe shkatërrimi që ka bërë Artur Bubeqi 44 vjeç, që kishte ndërhyrë duke vendosur edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje nga bashkia.
Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale "Shpërdorimi i pronës" dhe "Përdorimi i tokës", përpos gjobës 2 mln lekë. IKMT pezulloi çdo lloj punimi. Policia e Shtetit u bën thirrje gjithë subjekteve që të tregojnë kujdes maksimal në sjelljen me pronën publike dhe mjedisin e përbashkët.
Kjo është gjoba e dytë që vendoset nga policia e shtetit pas rastit të Rrogozhinës, ku u vendos masë administrative kundër firmës që e kishte mbushur bregun e lumit Shkumbin me plehra duke e kthyer në një landfill të hapur në natyrë.
Thyjani brinjet ketij horrit te Drimadhes qe na qenka pronar i bregut te detit se ky do u beje zbor qytetareve, duhet te jet ndonje tip Perbindeshi si Sali Lushe kundertanku.
PërgjigjuArtur Bubeqi e ka emrin, pashaj I Drymades. Atje do I beni plazhet sivjet prap.
Përgjigjucam m..i ptu rrac e keqe
Po ne Drymade ska ngelur as nje cope shkemb pa u zaptuar e betonizuar e ketu flasin per 4 cadra.
PërgjigjuThyejeni ne mes kafsherine ndryshe nuk behet ky vend. Kush ua la plazhin nena apo baba?
Përgjigju