Tre persona janë vënë në prangat e policisë për shkak të shkatërrimit të stolave të stadiumit ‘Air Albania’. Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar tre shtetas, ku dy prej tyre janë tifozë të ekipit të Bylisit që të shtunën luajti kundër Partizanit, ndërkohë që është arrestuar edhe një tifoz 35 vjeç i ekipit të Tiranës. Për ndeshjen e bardhbluve kundër Kukësit, ku u shkatërruan 164 stola, janë shpallur në kërkim edhe 9 persona të tjerë, ndërsa gjashtë janë proçeduar penalisht.
Përveç shkatërrimit të stolave disa prej tifozëve hodhën edhe sende të forta në fushë, më së shumti shishe uji. Ata akuzohen konkretisht për dy vepra: “veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” si dhe “Shkatërrimi i pronës". Sipas policisë peronat e arrestuar, të proceduar dhe të shpallur në kërkim janë kapur në flagrancë.
Të arrestuarit janë personat me iniciale G. M., 39 vjeç, K. B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L. G, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës. Ndërkohë 9 tifozët e shpallur në kërkim, të cilët janë të ekipit të Tiranës janë me inicialet E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH. Policia thotë gjithashtu se vijon puna për identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme, ndërsa për të lartpërmendurit materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për shkatërrimin e stolave ditën e djeshme reagun klubet e Tiranës dhe Kukësit, që dënuan ngjarjet dhe kërkuan nga tifozët reflektim. Ndërkohë qëndrim mbajti edhe kryeministri Rama i cili peronat përgjegjës për shkatërrimin e stadiumit i quajti katërkëmbësha të cilët do të përballen me ligjin.
Njoftimi i Policisë
Tiranë
Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht.
Më datë 22.02.2020, në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Partizani dhe Bylisit dhe më datë 21 shkurt është zhvilluar ndeshja midis ekipeve Tirana-Kukësi.
Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.
Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, për ngjarjet e ndodhura, është bërë i mundur zbulimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës", i shtetasve:
G. M., 39 vjeç, K. B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L. G, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.
Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T
Nga terësia e veprimeve proceduariale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”.
Hiqini fare stolat qe te rrine si qente kur te shohin ndeshjen.
PërgjigjuAi stadium po shkaterrohet tashme-tifozat e tiranes nje pjese e tyre te pakulturuar.Arrestimet fallco,personat qe thyejne stolat po te bajne min nja 2 vjet burg here tjeter nuk guxojne as tju hedhin syte ma ose do mendohen a te shkojne apo jo ne stadium.
PërgjigjuNuk kemi ekipe dhe tifozeri per ate stadium ne...aty te loze kombetarja.
PërgjigjuSpara jam dakort me KM por kesaj rradhe katerkembeshat te demshperblejne 100% vleren e demtimit, te bejn 6 muaj pune te detyruar dhe mos pranohen ne asnje ndeshje sportive perjete
Përgjigju