Ndërkohë që vendi po përballet me situatën e COVID-19 dhe mjekët janë të angazhuar 24 orë që prej 9 marsit me shfaqjen e rastit të parë për përballimin e kësaj gjendje, nuk kanë munguar as sulmet dhe akuzat politike duke zbehur punën e tyre. Kjo ka sjellë reagimin e mjekut Tritan Kalo, i cili shprehet se në këto 30 vite demokraci sistemi shëndetësor është dëmtuar nga të dy krahët e politikës.
Kalo shkruan se epidemitë kanë rrënuar shumë sisteme shëndetësore nga më të fuqishmet në botë dhe se politikbërja asfikuese në vend nuk duhet të zbeh profesionalizmin dhe përkushtimin e mantelbardhëve.
"Epidemitë kanë rrënuar dhe po rrënojnë Shtete e Sisteme të tëra, ndaj duhet të jemi kurdoherë të përgatitur për tu përballur me to…..jo dhe vetëm jo Partitizmit, Militantizmit dhe Politikbërjes së pabukët e asfiksuese të mbrothësimit të vendit….PO dhe vetëm PO në çdo moment Profesionalizmit, Përkushtimit dhe Humanizmit të mantelbardhëve…..politikanët rrënimtarë të Shëndetësisë Publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata Drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku duhet të heshtin në këto kohë covidiane….ishin mediokriteti dhe partitizmi i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin epidemiologjik dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4…..pulitikanët tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njëjtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kontribuoj që prej 2 Korrikut 1981", shkruan Kalo.
Mjeku epidemiolog, Tritan Kalo ka vlerësuar ndërhyrjet që po bëhen në këtë kohë për të përmirësuar infrastrukturën e nevojshme në shërbim të sëmundjeve infektive duke theksuar se profesionalizmi duhet të jetë mbi politikën shëndetësi.
"Sot me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat duhen shpënë më tej, shpresoj se do të bëhet e mundshme që jo larg në kohë, të korrigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që shërbimi kombëtar i sëmundjeve infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të funksionalitetit të tij….profesionalizmi kurdoherë duhet të prevalojë mbi politizimin në shëndetësi…..së bashku me ju bashkëkombësit e mi, shpresoj se do ja dalim mbanë edhe në përballjen me COVID-19", shkruan në statusin e tij mjeku Kalo.
Merru me pune doktor mos rri gjithe diten ne facebook. Nga 25 karantine e bete 48 ore karantine se akoma nuk keni hapur nje laborator te dyte qe te beje testime. Turpi nuk eshte i atyre qe ankohet por i atyre qe kane pergjegjesine per ta siguru popullaten qe jane ne rruge te drejte. Nese keni vendos te na mbani 1 vit ne karantine, e keni menduar gabim. 1 vit nen karantine eshte e barabarte me 10 vjet burg.
PërgjigjuOoo ti kermilli vito i xhemiles se varuzhaninit,laj duart fli gjume zgjohu..laj duart prap.Kaq bej ti,leri mjeket dhe profesorin e nderuar te punojne te qete.Hajt tung se na cate koken te gjithe me testimet.aaNuk mbeti tek ty te japesh mend...oooo Vitooo kermilli i....auuu
Perse harxhon frymen dhe kohen me keta , leri ne zanatin e tyre pas gardhit, nuk ju rihet pa lehur.
Përgjigju