ITALI- 12 persona të një bande kriminale të qytetit të Messinës janë arrestuar në orët e para të mëngjesit. Policia italiane bën me dije se grupi kriminal merrej me trafikun e drogës dhe armëve. Të arrestuarit janë : Andrea Caporlingua, nga Mesina 28 vjec, Ajet Cepaj, shqiptar 50 vjec, rrinte në Itali, Francesko Delia, nga Mesina, 29 vjec, Francesco Di Giovanni, nga Milazo, 56 vjec; Santino Di Pietro, nga Mesina 21 vjec Ernard Hoxha, shqiptar, 35 vjec, jetontë në Itali; Antonino Ieni, nga Mesina, 59vjeci Francesco Maggio, nga Mesina, 35 vjec; Rito Mecaj, shqiptar, 57 vjec,, jetonte në Itali ; Salvatore Micari, nga Mesina, 34 vjec; Domenico Pappalardo nga Mesina, 35 vjec; Cristian Restuccia, nga Mesina, 27 vjec.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 42 kilogramë të tipit marjuanë dhe kokainë. Droga u kap në një tunel të vjetër hekurudhor në Bordonaro, pranë shtëpisë së Domenico Pappalardo, një nga të arrestuarit në atë vend janë gjetur 42 kilogramë të tipit marijuanë dhe kokainë.
Grupi kriminal operonte në lagjen popullore " Mangialupi ", të qytetit të Messinës, e cila është pika lidhëse midis Siçilisë dhe pjesës tjetër të Italisë. Nuk përjashtohet mundësia që grupi të trafikonte drogë dhe armë nga Shqipëria përderisa Policia flet për shqiptarë të arrestuar. Sipas mediave italiane, policia po punon akoma për zbardhjen e plotë të operacionit "Tuneli".
Komente
