Ardit (Arjan) Spahiu

Kronikë

Shkatërrohet organizata kriminale në Belgjikë që vrau shqiptarin në 27 nëntor 2020, kunat i Erion Alibejt, organizator i dy vrasjeve në Elbasan

28 Tetor 2021, 16:22| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 16:52

  • Share

BELGJIKË- Një organizatë kriminale që merrej me trafikun e gjerë të kokainës është shkatërruar të martën në Belgjikë, mirëpo nga hetimet autoritete vendase kanë zbuluar edhe lidhjen me shqiptarin Ardit (Arjan) Spahiu, të ekzekutuar më 27 nëntor të 2020.

Referuar mediave vendase, kjo organizatë kriminale, ku identiteti i anëtarëve nuk është mësuar ende, është përgjegjëse për vrasjen e Ardit (Arjan) Spahiu, i cili jetonte ilegalisht në Molenbeek të Belgjikës.

Nisur nga kjo, vrasja e tij mendohet se ka lidhje me prishje të pazareve të drogës. Ai u ekzekutua me 27 nëntor me 8 plumba dhe mbeti i vdekur në vend.

Kush është Ardit (Arjan) Spahiu?
Ardit (Arjan) Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e arrestuan më 18 shtator në Elbasan.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?