Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë për shkak se kanë kryer shkelje të Kodit Zgjedhor. Vendimi është bërë i ditur gjatë seancës së sotme publike, ku KSHZ i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanskioneve vendosjen e sanksioneve administrative.
Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, atë të Përrenjasit, Nuri Belba dhe Kastriot Gurrën, kryetar të bashkisë së Librazhdit ndaj të cilëve kërkohet vendosja e gjobës prej 10 mijë lekësh të reja.
E njëjta masë administrative është kërkuar edhe për disa prej personave përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në institucionet vendore dhe qëndrore. Për secilin prej tyre është caktuar gjoba prej 5 mijë lekësh të reja.
Njoftimi i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve:
Gjithashtu, KSHZ konstatoi shkelje administrative të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 dhe vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative për:
1) Z. Armando Subashi, Kryetar në Bashkinë Fier, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
2) Z. Nuri Belba, Kryetar në Bashkinë Prrenjas, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
3) Z. Kastriot Gurra, Kryetar në Bashkinë Librazhd, me gjobë në masën 10 (dhjetë) mijë lekë;
4) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
5) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Poliçan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
6) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Skrapar, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
7) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Roskovec, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
8)Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lezhë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
9) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Bulqizë, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë;
10) Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Elbasan, gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë.
Ndërkohë, gjatë seancës së sotme, u vendos pushimi i shqyrtimit administrativ ndaj disa prej personave përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, me argumentin se këta të fundit nuk kishin kryer shkelje të Kodit Zgjedhor.