Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Shkelën ligjin anti-duhan, lokalet 'Shisha room', 'Metro' dhe 'Oslo' gjobiten nga ISHSH

6 Tetor 2018, 13:58| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 14:06

  • Share

TIRANË-Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit, ka gjobitur 3 lokale për shkeljen e ligjit anti-duhan. ISHSH, ka gjobitur me gjobë 300 mijë lekëshe, lokalet e njohura në kryeqytet, si "Metro", " Oslo" dhe "Shisha room". Inspektimet do të vazhdojnë nga dega e Tiranës edhe në ditët në vijim. 

Në njoftimin e shpërndarë nga ISHSH, thuhet se inspektoriati është duke inspektuar edhe zyrat e institucioneve shtetërore.

Njoftimi i ISHSH

 ISHSH QARKU TIRANE gjate fundjaves inspektim ndaj subjekteve qe shkelin ligjin antiduhan. Inspektorati shendetesor i Tiranes ndeshkon per shkelje te ketij ligji subjektet "Metro", " Oslo" dhe "Shisha room" ne Tirane me nga 300000 leke per shkelje te ligjit antiduhan. Inspektimet do vazhdojne nga dega e Tiranes me tolerance zero daj shkeleseve te ligjit. Paralelisht Inspektorati i Tiranes po inspekton edhe institucionet shteterore per zbatimin e ketij ligji.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?