Shkelën masat antiCOVID, gjobiten 2606 qytetarë pa maska në rrugë! U pezullohet aktiviteti 2 lokaleve për 6 muaj

9 Shkurt 2021, 13:35| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 13:46

  • Share

Pavarësisht rritjes së madhe të të infektuarve me COVID në vendin tonë, qytetarët vijojnë të mos respektojnë masat kufizuese.

Policia e Shtetit gjatë ditëve të fundit ka gjobitur 2,729 qytetarë për thyerjen e këtyre masave si dhe 15 lokale.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit,  61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00.

Po në kuadër të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës, 2606 qytetarë.

13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë. 2 administratorë lokalesh me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi janë konstatuar në shkelje të përsëritur.

Ndërkohë, edhe 41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet. 52 persona u gjobitën me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas apelit dhe thirrjes drejtuar qytetarëve për respektim me rigorozitet të masave kufizuese anticovid, ka dalë sërish në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtyre masave.  

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?