Shkelën masat antiCOVID, gjobiten 917 qytetarë në 24 orë! 906 prej tyre u kapën pa maska në rrugë (VIDEO)

25 Shkurt 2021, 15:37| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 15:56

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u gjobitën 917 qytetarë të cilët shkelën masat antiCOVID. 906 prej tyre janë konstatuar duke lëvizur në rrugë pa maska.

770 prej tyre janë evidentuar duke lëvizur në këmbë ndërsa 136 udhëtonin në makinë.

Ata janë gjobitur me masë administrative 3000 lekë, shifër që do u faturohet në faturën e energjisë elektrike.

Gjatë kontrolleve, policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, administratorin e një lokali që është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 10 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 25/02/2021 20:16

    Vetem ne shqiperi nuk marrin vesh nuk djojn cfar behet e kuptojn qe esht fallco cdo gje ja bejn mir qe vejn gjoba ktu ne itali ca shokeve e moren kafen e pin jasht ishte zone e kuqe nuk mund te rrije para lokalit i vun gjob nga 280 ero nxehen cunat dhe kundershtojn policin cdo llafe qe ben ju rrit gjoba i vajti nga 480 ero per njeri ishin 6 veta kur I vajt 480 ero iken nuk u nin fare dhe sot nuk I shef me dhe kur I merr ne telefon nuk vin me prandaj nuk ka faj policia respektoni ligjin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?