Shkelën masat COVID, gjobiten 923 persona në 48 orët e fundit! 913 qytetarë u kapën pa maska në rrugë

14 Janar 2021, 15:58| Përditesimi: 14 Janar 2021, 16:05

  • Share

Në 48 orët e fundit policia ka gjobitur 923 persona të cilët kanë thyer masat anti-COVID.

913 qytetarë u kapën duke lëvizur në rrugë pa maska. Ata u ndëshkuan me 3000 lekë, shumë e cila do të vendoset në faturën e energjisë elektrike.

9 prej tyre të cilët u ndaluan, nuk kishin mjete identifikimi me vete. Ata u dërguan në komisariat ku pasi u identifikuan u gjobitën e më pas u lanë të lirë.

Gjatë kësaj periudhe kohore u gjobitën dhe 9 qytetarë të cilët lëviznin pas orës së izolimit, 22:00 pa një arsye të domosdoshme. Ata u ndëshkuan me 10.000 lekë.

Ndërkohë u gjobit dhe pronari i një lokali me 1.000.000 lekë i cili theu rregullat COVID.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?