Shkelën masat COVID/ Policia gjobit 1231 qytetarë gjatë fundjavës! 1227 persona u kapën pa maska në rrugë (VIDEO)

25 Janar 2021, 14:06| Përditesimi: 25 Janar 2021, 15:11

  • Share

Pavarësisht se gjatë javëve të fundit në vendin tonë është vënë re një rritje e lehtë e rasteve me COVID, qytetarët vijojnë të neglizhojnë masat parandaluese.

Gjatë fundjavës policia e shtetit ka gjobitur 1231 qytetarë të cilët shkelën masat antiCOVID ku 1227 prej tyre u konstatuan duke lëvizur pa maska në rrugë.

Ata do të ndëshkohen me 3000 lekë, shumë e cila do t'u faturohet në faturën e energjisë elektrike.

Gjatë kontrolleve të policisë, 12 persona nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi të cilët u shoqëruan në komisariat. Pas identifikimit atje, policia i gjobiti me 3000 lekë e më pas u lanë të lirë.

Ndëshkimit nuk i ka shpëtuar dhe një lokal i cili ushtronte aktivitet në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Pronari i këtij biznesi u gjobit me 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.   

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?