VIDEO/ Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 896 shoferë në Tiranë gjatë një jave

18 Shtator 2023, 13:40| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 13:51

  • Share

Gjatë javës që lamë pas, 17 persona janë arrestuar ose janë vënë në hetim në gjendje të lirë në Tiranë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.  Ndërkohë, janë gjobitur 896 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 235 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.   

173 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 

259 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 

Janë vendosur 229 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.  

Janë bllokuar 10 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?