Më shumë se 1 mijë shoferë janë gjobitur nga Policia Rrugore e Durrësit, ndërsa 20 prej tyre janë vënë në pranga dhe 5 nën hetim pasi u kapën në shkëlje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Nga kontrollet intensive, të kryera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, gjatë një jave Policia Rrugore ka arrestuar 20 drejtues mjetesh dhe ka vënë nën hetim 5 të tjerë. Ndërsa me masa administrative janë ndëshkuar mbi 1300 shoferë.
493 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
173 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;
86 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
39 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
538 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.