TIRANË- Policia rrugore vijon punën për ndalimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit dhe tentojnë të korruptojnë punonjësit e forcave blu.
Policia rrugore vijon punën për ndalimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit dhe tentojnë të korruptojnë punonjësit e forcave blu.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 11 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masave administrative. Shkon në 161 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet me drejtues: I. K., 30 vjeç, N. A., 48 vjeç, E. H., 29 vjeç, B. A., 29 vjeç, N. P., 63 vjeç, G. Xh., 50 vjeç, E. L., 30 vjeç, M. M., 37 vjeç, A. D., 51 vjeç, V. K., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor