Kronikë

Shkelën rregullat e qarkullimit, Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 169 gjoba për drejtuesit e automjeteve dhe monopatinave

20 Shtator, 12:56| Përditesimi: 20 Shtator, 13:09

  • Share

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 48 orëve, ku vetëm gjatë kësaj periudhe kanë vendosur 169 gjoba.

Drejtuesit e gjobitur janë ata të automjeteve dhe të monopatinave kryesisht për shkeleje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna intensive e shërbimeve të Policisë Rrugore, në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë.  

Fokusi gjatë 48 orëve të fundit: monitorimi i drejtuesve të monopatinave, i hyrjes pa radhë në rrugë dhe i përdorimit të xhamave të zinj, pa autorizim.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë vënë:

41 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që tentuan të futeshin në autostradë, pa respektuar radhën, duke penguar kështu qarkullimin normal;   

71 masa administrative ndaj drejtuesve të monopatinave që qarkullonin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten dhe të tjerët; 

57 masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve me xhama të zinj, të vënë pa autorizimin përkatës. 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?