Si u arratis Et’hem Fezollari ‘para syve’ të Enver Hoxhës! ‘Shkelësit e kufirit’ në Juglindje, ekspozohen dosjet! Viti ‘90, vrasjet në kufi kundër ligjit të Ramiz Alisë

8 Maj, 17:40| Përditesimi: 8 Maj, 21:33

  • Share

Të vrarë, të dënuar apo me të afërm të persekutuar edhe në rastet kur arratisja përmbushej. Kështu janë të shkruara fatet e “Shkelësve të kufirit”, edhe në Pogradec, Korçë dhe Ersekë përgjatë viteve ’44-‘91.

“Arkivi i Autoritetit të Dosjeve ka përgatitur dhe ekspozon tipologji të ndryshme, siç janë regjistra, indekse, historikët për secikin rreth, lista për të arratisurit që janë kapur gjatë kohës së kalimit të kufirit. Për personat që kanë mundur të kapërcejnë kufijtë kemi dosje hetimore, procese ku dëshmojnë dhe tentativën e arratisjes dhe vendimin e gjykatës. Kemi fotografi edhe të ekzekutimeve edhe në kohën e kalimit të kufirit. Kemi procesverbale të ndryshme për të treja zonat”, thotë Irma Bataj, përgjegjëse e Arkivit të AIDSSH.

Dokumentet e tyre janë ekspozuar në një tryezë në holl të Autoritetit të Dosjeve. Harta e tragjizmit nuk përjashton asnjë prej tyre, dëshmitë sillen këtë 8 maj në prag të Ditës së Fitores mbi Nazizmin e Tolitarizmin.

“Vetëm sa i përket periudhës ’78-’91 kanë shkelur kufirin rreth 275 persona nga të cilët ka të mbytur, të vdekur, të vrarë në kufij ose nga ata që kanë qenë të arratisur dhe i ka kthyer pala përkatëse jugosllave ose greke”, shprehett Mirvjena Imami, specialiste e Arkivit.

Kjo është skema e ish-Sigurimit për kapjen e një shkelësi të kufirit dhe asgjësimin e një tjetri në Juglindje. Fotografitë që pasojnë në dosjen hetimore-gjyqësore janë të ato të të vrarëve në kufij, shumica janë të rinj.  

“Nga statistikat që kemi parë ne gjatë punës sonë kanë qenë persona me moshë shumë të re dhe shumë pak me moshë të thyer”, thotë më tej Imami.

Et’hem Fezollari është një prej ‘shkelësve’ që doli tej kufirit. Me një varkë primitive mbuluar me mushama që ndërtoi vetë ai kaloi liqenin e Poradecit (sot ruhet në muze në Shkup). Ishte 3 korriku i 1975-ës e në ato ditë pushonte në ato anë vet diktatori.

“Kemi qenë tre vëllëzër, tre gratë tona , nëna, motra dhe 8 fëmijë, 16 persona në varkë. Dhe, në datë 4 korrik përfunduam anës tjetër të liqenit që në atë kohë i thoshin Jugosllavui”, tregon më tej Ethem Fezollari, i arratisur në diktaturë.

Ndonëse Fezollari e familjarët ia dolën të nisnin një jetë të re në Australi, të afërmit që mbetën pas nuk i shpëtuan persekutimit. Është ekspozuar pranë Autoritetit edhe dosja e tij, por për përmbajtjen e saj është dyshues.

Për absurd vrasjet në kufij vijuan deri në ’91-shin, ndonëse Ramiz Alia (kryetar i presidiumit të Kuvendit) kishte lehtësuar dënimin me riedukim ose 5 vjet heqje lirie. Janë mbi 13 mijë persona që janë arratisur nga Shqipëria gjatë diktaturës komuniste në vend.

Në nder të të vrarëve në kufij në Juglindje, artistja Anila Zajmi ka skicuar këtë memorial, që do të vendoset në Rehovë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?