Politikë

Shkeli masat anti COVID, gjobë 5 milionë lekë kandidatit që mbështetet nga Vetvendosje në Lezhë

20 Prill 2021, 16:18| Përditesimi: 20 Prill 2021, 16:23

  • Share

Kandidati i Pavarur i Lezhës Iliaz Shehu, por që mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur nga policia për shkelje të aktit normativ për COVID-19. Gjoba me vlerë 5 milion lekë për Shehun është vendosur për tubimin e zhvilluar me 11 prill para Komisariatit të Policisë në Lezhë në mbështetje 4 aktivisteve të arrestuar, pas protestës në Rrugën e Kombit.   Iljaz Shehu e cilëson si presion.

"Kemi pasur pengesa të shumta gjatë kësaj fushate. Marrim gjobë në një kohë kur partitë e tjera grumbullojnë me qindra e mijëra njerëz. Ne do ta ankimojmë këtë vendim absurd", thotë ai.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i mbështetur prej tyre Iliaz Shehu bllokuan Rrugën e Kombit më 10 Prill, duke protestuar kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë të Mirditës. Pas protestës u arrestuan organizatori dhe 4 aktivistë që po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.  

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?