Elton Debreshi minator nga Bulqiza, i cili është në garë në zgjedhjet e 25 prillit, si kandidat i pavarur në qarkun e Dibrës, është gjobitur nga me 50 milionë lekë lekë të vjet për shkelje të masave anti-COVID.
Në një postim në rrjetet sociale Debreshi shkruan se sot është njoftuar nga komisariati i Bulqizës se është gjobitur me 5,000,000 leke të reja për shkak të tubimit të datës 26 mars.
Debreshi shton se fakti që PD nuk po gjobitet tregon se të gjitha partitë janë bashkë dhe se kjo copë letër siç quan ai gjobën, do të hyjë në historinë e trupit të kësaj qeveria.
‘50 MILIONE LEKE GJOBE! Sot komisariati i Bulqizes me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja per shkak te tubimit te dates 26 mars. Per shkak te vendimit te Gjykatës Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne fletoren zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshem.
Autori i vertete i kesaj gjobe eshte Edi Rama. Ai dhe partite e tjera kane frike nga mbeshtetja e madhe qe po marrim ne cdo fshat dhe qytet te Dibres. Fakti qe per te njejtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partite jane bashke. Dje ishin bashke kunder greves dhe protestave tona, sot jane bashke kunder kandidimit te nje minatori.
Mua nuk me frikeson nje gjobe. Nuk frikeson as mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besen kudo. Kjo cope leter do te hyje ne historine e turpit te kesaj qeverie.’- shkruan Debreshi.