Foto ilustruese

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohet shqiptari që kishte hyrë ilegalisht 6 muaj më parë në Britaninë e Madhe

17 Shkurt 2021, 12:11| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 12:15

  • Share

Një burrë me origjinë shqiptare rrezikon të dëbohet nga Britania e Madhe, 6 muaj pasi ka hyrë në vend ilegalisht përmes një kamioni.

Sipas mediave vendase, ditën e djeshme shqiptari është kapur nga policia teksa po udhëtonte me një furgon në autostradën A50 në South Derbyshire dhe u konstatua se ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pasi u ndalua nga policia, e cila zbuloi faktin se kishte hyrë në Britani ilegalisht dhe pas shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ai ndodhet në paraburgim dhe do të paraqitet përpara gjykatës së shpejti në mënyrë që të merret një vendim për shqiptarin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?