Elisa Spiropali dhe Margus Tsahkna

Politikë

Ministri i Jashtëm estonez uron Spiropalin: Thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve! Diskutuam edhe për shkeljen e hapësirës ajrore nga Rusia

21 Shtator, 12:17| Përditesimi: 21 Shtator, 12:32

  • Share

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar këtë të diel një bisedë telefonike me homologun e saj estonez Margus Tsahkna. Ky i fundit i përcolli Spiropalit urimet e tij për emërimin në detyrën e re të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. 

Ministri i Jashtëm i Estonisë njofton në rrjetin social X se me Spiropalin diskutoi "mbi shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n." Ministri estonez thekson edhe partneritetin e mirë me Shqipërinë, ndërsa shton se pres që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin.

"Një bisedë e shkëlqyer e parë me homologen time, Elisa Spiropali, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Ministre e Jashtme e Shqipërisë. Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n. Estonia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë të mirë. Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë.", shkruan ministri estonez. 

Incidenti ndodhi më 19 shtator, ku tre avionë luftarakë rusë Mig-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, duke e detyruar NATO-n të urdhëronte ngritjen e dy avionëve italianë F-35 nga baza Amari. Ministrja Spiropali reagoi duke thënë se qëndrojnë në solidaritet me Estoninë, ndërsa shtoi se NATO "mbetet e bashkuar kundër provokimeve ruse".
 

Postimi i ministrit estonez 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vendoi: 21/09/2025 13:21

    Spiropali vendosi sanksione Rusis se jemi shtet i fuqishëm Shum s'keni marre e shpopulluat kyt vend

    Përgjigju
  • Viti: 21/09/2025 12:30

    Zonja Spiropali ne 2027 e meriton te jete presidente republike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?