Meta, Duka dhe Ademi pa maska në stadium, Braçe: Ky është turp po përqëshin qytetarët që zbatojnë ligjin

12 Nëntor 2020, 13:57| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 10:43

  • Share

Zv.Kryeminstri Erjon Braçe ka reaguar për shkeljen ndaj ligjit që ka bërë Presidenti Ilir Meta,  Armand Duka dhe presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi.

Gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës në “Elbasan Arena” ata  kanë shkelur ligjin duke mos respektuar mbajtjen e maskës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe shprehet i irrituar ndaj tyre dhe poston foton ku duken qartë të tre pa maske.

 “Ky është turp dhe këta janë një turp! Sfidë më të qartë ligjjit, rregullit, por dhe përqeshje më të madhe ndaj çdo qytetari që i bindet ligjit dhe rregullit se kjo e ktyre tre “Presidentëve”, nuk ka!Shihni, as maskë-detyrim ligjor, as distancë fizike. Me duar të pista janë gjithë ditën. Jam i bindur që çdo kufizim për njerëzit e zakonshëm, çdo rregull e ndëshkim për ta, duhet të jetë i njëjtë, në nivel maksimal edhe për Ilir Metën, Armando Dukën, Agim Ademin, e cilindo nga shpura e tyre që shkelën ligjin sot!”, shkruan Braçe

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 12/11/2020 14:30

    kur u be erion brace tifoz i partizanit? kur e bleu gaz demi ngaqe xhani i kishte borxhe ...... edhe ti o erion si keta je ,go fool someone else

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?