Erion Isai, kryetar i Bashkisë së Kolonjës, dhe 6 zyrtarë të kësaj bashkie janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Report Tv mëson se Isai dhe vartësit e tij akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe për falsifikim dokumentesh. Report Tv ka mësuar se komunikimi i akuzave të pandehurve i është bërë nga prokurori i SPAK Dritan Premçi në lidhje me dy tendera, atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.
Kujtojmë që tenderi i rrugës Korçë-Ersekë, një pjesë e së cilës u shemb sapo u ndërtua, u bë shkak që kryebashkiaku Isai të thirrej për herë të parë në SPAK në maj të vitit 2023. Ai pati deklaruar se Bashkia nuk bën tendera, por Report Tv ka mësuar se çështja lidhet projektimin e rrugës, ku kryebashkiaku ka pasur rol aktiv.
Mes të pandehurve është edhe firma projektuese e rrugës A&E ENGINEERING, në pronësi të Entela Çano, e cila sipas burimeve të Report Tv nga SPAK dyshohet se kishte lidhje me Isain.
Kompania e Entela Çanos ishte edhe mbikëqyrëse e punimeve, pra që do të garantonte cilësinë e punimeve.
Ajo fitoi tenderin gati sa fondi limit me vlerë gati 200 mijë euro. Nga një verifikim i Report Tv, A & E ENGINEERING, rezulton mbikëqyrëse e shumë punimeve të mëdha të kryera pothuajse gjithmonë nga të njëjta firma ndërtuese.
Ndërtimi kësaj rruge u realizua nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurues është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në vitin 2022, për Lotin e Dytë janë dhënë mbi dy miliardë lek nga buxheti i shtetit, ose 21 milionë euro.
Përveç komunikimeve të akuzave, SPAK po vijon hetimet për rolin e ARRSH si autoritet tenderues dhe kompanisë A.N.K e cila ka përfituar tenderin dhe ka kryer punimet e rrugës Korçë-Ersekë. Kjo firmë ndërtuese rezulton në pronësi të Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola.
Traseja e rrugës Korcë-Ersekë u shemb në ndërtim e sipër në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit- Mollas’. Vetëm pak ditë pas shembjes u depozitua padia e avokatit nga Korça Esmerald Xhafa i cili akuzonte dy kompanitë, Bashkinë Kolonjë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.
(Foto: Segmenti i shembur në aksin Korçë-Ersekë në vitin 2014)
Komente

Po arestojeni krimbin si gjithe te tjeret!
PërgjigjuEntela Cano eshte e kerkuar dhe ne amerike me emrin Entela Prifti. Linku me cmimin perkates ku eshte dhe cmimi per informacione. https://the7thpwr.wordpress.com/wantedsuspects/b/
Përgjigjukam mendimin qe spaku te meret me ata qe kane vrare ne bulevard jo me ata we punojne dhe kane bere nje pune te sjkelqyer ne xherbim te qytetareve
PërgjigjuSa te shkathet jane keta kuadrot e partise.Te gjithe me dosje 12 kg ne Spak.Po per 2 milion Euro cdo njeri I ben 2 vjet burg.Po nuk u vendos denim I prere 20 vjet burg per korrupsion ky avaz do vazhdoje.
PërgjigjuHAJDUTE TE NDYRE...C'FARE KUJTOVE TI MOR TOROLLAK SE PUSHTETI VENDOR ESHTE SI PORTOKALLIA.....
PërgjigjuSpaku ska bythe me u marr me ato qe duhet por merret me tenderra kot me kot ! Pse smerret me vrasjet ne mes te bulevardit!
Përgjigju