Për 2 Administratorë të Përgjithshëm të Bashkisë Fier, 2 Administratorë të Njësive Administrative, 6 Drejtorë Drejtorie në aparatin e bashkisë dhe institucionet e varësisë, 5 Përgjegjës Sektori, 19 Specialistë është kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit masë disiplinore si “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” apo “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”; deri në, “Largim nga shërbimi civil”. Kjo për shkak se akuzohen se për veprimet e tyre i kanë shkaktuar një dëm prej 1.4 mld lekësh buxhetit të bashkië. Masë disiplinore është kërkuar edhe për 40 Punonjës të bashkisë, në cilësinë e anëtarëve të njësisë të hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
KLSH gjithashtu ka kërkuar 17 Masa Organizative, 12 Masa për Shpërblim Dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë. Janë bërë shkelje në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryuera por të situacionuara dhe paguara; në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të Ofertave Ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura; në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të invesitimeve me fonde private).
Dëmi i shkaktuar nga shkeljet e tyre është në vlerën rreth 1.4 miliard lekë, konkretisht pasi nuk janë bërë pagesa të taksave të infrastrukturës nga legalizimet informale në vlerën 61 milion lekë; -Për mos llogaritjen dhe arkëtimin e taksave në vlerën 120 milion lekë; mos llogaritje dhe vjeljen e gjobave nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistikë në vlerën 26 milion lekë; mosllogaritje të takës për zënie të hapësirave publike në vlerën 44 milion lekë; Në fushën e prokurimeve publike për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët pjesëmarrës në procedura në vlerën 1.300 miliard lekë )
Pallavra bejnë këta të KLSh. Ne fund nuk ju ngelet asgjë nga akuzat e shifrat e mëdha që bëjnë ne fillim. Kështu do të përfundoj edhe Fieri.
PërgjigjuEdhe çfare pastaj?????hahahahaha
Përgjigju